Dimitar Apasiev, i ndikuar nga përfitimet personale, po bën puç në Lëvizjen politike “E Majta” (Levica). Kështu akuzon Zdravko Saveski, anëtar dhe zyrtar i lartë i të Majtës, ndërsa shkruan se profesori Apasiev dëshiron të mbështet kandidaturën e VMRO-së për zgjedhjet presidenciale ndërsa si kompensim të fitojë vend deputeti në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
“Sikur ‘E Majta’ të jetë pronë e tij (Apasievit). Shkarkoi gjysmën e bordit të Komitetit Qendror dhe më shumë se gjysmën e përbërjes së tij nga Presidiumi i saj. Në fakt, kushdo që qëndronte në rrugën e të tij, e largonte. Ndërsa e paraqet veten si një përkrahës i madh i sundimit të ligjit dhe demokracisë. Por, vetëm kur i përshtatet atij”, tha Saveski në Facebook. Ai shtoi se Apasiev ka qenë në kontakt me VMRO-DPMNE dhe udhëheqjen e tij për një kohë të gjatë, shkruan gazeta KOHA.
“Ka realizuar dhe takime me Hristijan Mickovskin. Dhe haptazi punon në atë që ‘E Majta’ të bëhet parti-satelit e VMRO-DPMNE dhe për të siguruar një vend deputeti në listat e VMRO-DPMNE në zgjedhjet e ardhëshme. Dy vjet më parë, u bë një përpjekje për të futur të Majtën’ në instalimet e LSDM-së. Kjo përpjekje përfundoi me dështim. Tani është duke u bërë një përpjekje për një puç në bashkëpunim me VMRO-DPMNE, me qëllim që ‘E Majta’ ti japë legjitimitet dhe mbështetje të kandidates presidenciale Gordana Siljanovska, kandidate VMRO-DPMNE-së”, shkruan Saveski. (koha.mk)