Nju-Jork/Londër, 9 prill – Arabia Saudite dhe Rusia arritën marrëveshje për projekt-marrëveshjen për zvogëlimin e prodhimit të naftës në përpjekje për ta parandaluar kolapsin e tregut të “arit të zi” të shkaktuar nga pandemia e Kovid-19.
Çmimet e naftës, pas këtij lajmi, u rritën për 12 për qind.
“Të dy vendet duket se i varrosën mosmarrëveshjet që çuan deri në një suficit të madh në furnizimet me naftë,” shkruan Blumberg, duke iu referuar deklaratave të delegatëve të paemëruar.
Deri në përafrimin e qëndrimeve ka ardhur pak para fillimit të takimit të jashtëzakonshëm virtual midis Organizatës së Vendeve eksportuese të naftës (OPEK) dhe aleatëve të saj.
Sipas raporteve të disa agjencive botërore të lajmeve, çmimet e naftës së papërpunuar janë rritur për 12 për qind pas lajmeve se se OPEK dhe prodhuesit kryesorë, të udhëhequr nga Rusia, kishin rënë dakord ta ulnin prodhimin me 20 milionë barelë në ditë.
Çmimi i naftës së papërpunuar amerikane WTI u rritë për 12 për qind në 28,36 dollarë për një barel, ndërsa nafta detare veriore “brent” u rrit për 8,5 për qind në 35,79 dollarë për një barel.(koha.mk)