Satta-Boateng, çifti i njohur në krizë!

11

Melissa Satta dhe Kevin Prince Boateng, pas dy vitesh martesë, duket se po kalojnë momente krize. Ajo që të bën të mendosh se mes çiftit ka një ftohje janë fotot në rrjetet sociale që duket se janë zhdukur. E pyetur nga e përjavshmja “Chi”, showgirl-i italian është përgjigjur: “Kam një unazë dhe jam akoma e martuar”.Por në festa ajo gjithmonë është vetëm ose me miqtë e saj. Ish-velina jeton në Milano së bashku me djalin Maddox, ndërsa bashkëshorti është në Sassuolo, ku luan me skuadrën e qytetit.Në profilet respektive, prej kohësh janë zhdukur fotot familjare dhe imazhet romantike të çiftit. Krishtlindjen do ta kalojnë së bashku me Maddox dhe ndoshta atmosfera e ngrohtë e festave të fundvitit do i bëjë të largojnë krizën mes tyre.

Comments are closed.