Sasoli: Duhet t’u themi po Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

Shkup, 17 tetor – Vendimi për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, ndryshimet klimatike, reformat në sistemin  e BE-së për migrim janë temat për të cilat si urgjente për debat i vendosi sot kryetari i Parlamentit Evropian, Dejvid Sasoli.

“Në fjalimin tim të parë para Këshillit Evropian si kryetar i Parlamentit Evropian e theksova urgjencën për hapjen e çështjeve lidhur me ndryshimet klimatike, reformat në sistemin e BE-së për migrim dhe hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, ka shkruar Sasoli në profilin e tij nl Tuiter.

Kryetari i Parlamentit Evropian sot në konferencë për shtyp pas pjesëmarrjes në Këshillin Evropian deklaroi se në rend dite janë marrëveshja e arritur për Bregzit, problemet e kufirit sirian dhe ofensiva turke si dhe çështja për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

“Ne e dimë se për këtë ka pozicione të ndryshme të caktuara, Pozicioni ynë është se duhet lejojmë fillimin e negociatave. Ne ndiejmë se nëse BE-ja kërkon të bëhen sakrifica dhe ndryshime dhe nëse ato sakrifica implementohen, atëherë ne duhet të qëndrojmë në fjalën dhe në premtimet”, theksoi Sasoli.

Ai potencoi se qëndrimi i PE-së është se procesi i zgjerimit duhet tl vazhdojë dhe se negociatat me të dyja vendet duhet të fillojnë.

“Këto janë dy vendet prej të cilave u kërkua ta ndryshojnë rregullativën, ta ndryshojnë Kustetutën dhe unë mendoj se duhet t’u themi po”, tha Sasoli.(koha.mk)