Bruksel, 26 mars – Kryetari i Parlamentit Evropian, David Sasoli, mbajti konferencë për shtyp përmes një video-lidhje në të cilën u përqendrua në gjendjen me koronavirusin dhe pasojat me të cilat do të duget BE-ja të përballet në të ardhmen, transmeton gazeta KOHA.
“Kjo nuk është vetëm një krizë shëndetësore, por krizë sociale dhe ekonomike e cila do t’i prekë të gjitha vendet dhe institucionet tona të BE-së, duhet të ndërmerren përgjegjësi”, deklaroi Sasoli.
Parlamenti Evropian kërkon nga vendet-anëtare të tregojnë solidaritet dhe fleksibilitet më të madh në rregullat buxhetore që të mundësohet rikuperim i shpejtë në recesionin e ardhshëm në BE.
Sasoli porositi se është i shqetësuar për pasojat në fat të mesëm dhe të gjatë, e jo vetëm në afat të mesëm.
“Do të na nevojitet kreativitet, kapacitete të reja, duhet të sigurojmë masa të jashtëzakonshme për t’iu përgjigjur krizave, e jo vetëm t’i adaptojmë instrumentet ekzistuese”, tha Sasoli, pa dhënë më shumë detaje për çfarë mekanizma saktë mendon.
Shefat e shteteve dhe qeverive të BE-së njëkohësisht mbajnë samit përmes video-linkut në të cilën kjo do të jetë njëra ndër temat kryesore.
Parlamenti Evropian konsideron se liderët duhet të ndërmarrin përgjegjësi dhe se instrumentet e tanishme financiare dhe ekonomike të cilat janë në dispozicion në BE nuk janë të mjaftueshme për rikuperim, deklaroi kryetari Sasoli.(koha.mk)