Shkup, 20 tetor – Në seancën e sotme, Qeveria pranoi propozimin e ministrit të Punëve të Brendshëm Oliver Spasovski, Sasho Tasevski të emërohet drejtor i Byrosë së Sigurisë Publike.
“Në seancën e sotme të Qeverisë, propozova drejtorin aktual të Byrosë së Sigurisë Publike, Sasho Tasevski, për mandat të ri katër-vjeçar, dhe propozimi u miratua unanimisht”, njoftoi Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk.
Ai i dëshiroi Tasevskit të vazhdojë menaxhimin e Byrosë së Sigurisë Publike si më parë, me, siç thekson ai, rezultate të suksesshme në uljen e krimit dhe kthimin e besimit të qytetarëve në policinë e Maqedonisë.
“Është shumë e rëndësishme që të kemi njerëzit e duhur në vendet e duhura në çdo kohë, njerëz të përgjegjshëm dhe të ndershëm që ushtrojnë pozitën e besuar udhëheqëse me përgjegjësi serioze ndaj qytetarëve dhe shtetit”, shkruan Spasovski.