Shkup, 19 qershor – Ish drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov ka kërkuar shpëtim në amnistinë nga presidenti Gjorge Ivanov. Avokati i tij sot para gjyqit ka insistuar që të mos gjykohet për përgjimin masiv jo-legal në “Target dhe Fortesa”, pasi ka qenë i amnistuar. “Gjyqi të sjell vendim për ndalimin e procedurës ndaj të akuzuarit Sasho Mijallkov me çka e ndalon procedurën kundër tij”, ka thënë avokati Lupço Shfërgovski.