Shkup, 30 tetor – Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK) u bëri thirrje drejtorëve të shkollave fillore, punonjësve me prezencë fizik që u është rritur vëllimi i punës, në pagën e tetorit t’u llogaritet numri shtesë i orëve imponuar për shkak të pandemisë. Nga MASH kërkojnë të rishikojë vendimin për mësimdhënie me prani fizike të mësuesve të sëmurë kronikë dhe t’u mundësojë atyre që të punojnë onlajn nga shtëpia.
Klasat me nxënës nga klasa e parë në të tretën, sipas protokolleve shëndetësore që kërkojnë maksimum 20 fëmijë në klasë, ndahen në dy grupe, kështu që shpesh një mësues punon me të dy grupet. Kryetari i SASHK-ut Jakim Nedelkov tha se kjo është dyfishim i punës dhe energjisë së shpenzuar fizike dhe mendore. Kumtoi se sipas informacionit që SASHK ka nga terreni, drejtorët refuzojnë të paguajnë për punën jashtë orarit që zgjat deri në 10 orë në ditë.
“Kërkojmë nga drejtorët që ta rillogarisin këtë punë shtesë dhe ta vendosin atë si shtesë të pagës për shkak të rritjes së vëllimit të punës ose punës jashtë orarit. Një bazë e tillë ekziston në Ligjin për marrëdhënie pune dhe në marrëveshjen e përgjithshme kolektive, ku përcaktohet se cila është rritja e pagës në bazë të punës jashtë orarit. Ne kemi informacion nga terreni që drejtorë të caktuar nuk dëshirojnë ta zbatojnë këtë. Disa pretendojnë se nuk ka rritje të vëllimit të shtuar të punës dhe se është normale që një mësues të punojë dy herë me të dy grupet, shkollat në disa komuna thonë se nuk kanë para, dhe të tjerët akoma se do t’u japin punonjësve ditë pushimi për punë shtesë”, tha Nedellkov në konferencën për media, duke theksuar se ato tre argumente janë të papranueshme për SASHK dhe prandaj kërkon vendosmërisht që ato të paguhen.
Ai theksoi se më 21 tetor, Ministria e Arsimit dhe Shkencës u dërgoi letër drejtorëve të shkollave duke i kujtuar dispozitat ligjore dhe duke i udhëzuar ata të paguanin për vëllimin e rritur të punës. Me fjalë të tjera, tha Nedellkov, SASHK do të qëndrojë prapa mësuesve dhe do të paraqes para autoriteteve çdo shkelje të ligjit dhe marrëveshjes kolektive. Është e mundur që SASHK, tha ai, të fillojë procedurat gjyqësore. Ai u bëri thirrje vetë mësuesve të kërkojnë të drejtat e tyre nga drejtorët.
Pagesa e orëve shtesë është opsioni i vetëm për muajin e kaluar, por ka edhe dy mundësi të tjera për periudhën tjetër që mund të ndihmojnë mësuesit – komunat të punësojnë urgjentisht mësues për grupin e dytë të klasës për sa kohë që zgjat kriza dhe opsioni i tutorit – studentët të ndihmojnë mësuesit për grupin e dytë, i cili përmes mësimit praktik do të përmirësojë njohuritë e tyre teorike.
Nedellkov bëri thirrje për respektimin e dokumentit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, me të cilin në raste të jashtëzakonshme mësuesit mund të punojnë nga shtëpia. Ai u bëri thirrje drejtorëve që ta bëjnë të mundur me kërkesë të mësuesve. Ndër arsyet ishin interneti i paqëndrueshëm, mungesa e pajisjeve dhe problemet me ngrohjen e hapësirës, dhe nga ana tjetër, tha ai, mësuesit që udhëtojnë për në punë, zakonisht të grupuar në automjete dhe autobusë, janë në rrezik të infektimit. Puna nga shtëpia, mbi të gjitha, që t’u mundësohet mësuesve me sëmundje kronike.