Shkup, 25 shkurt – Punonjësit në arsim meritojnë paga shumë më të larta sesa rritja prej pesë përqindësh, të cilën mësuesit në shkollat fillore dhe të mesme e morën në shtator dhe sërish do t’i marrin në vjeshtë, vlerëson Jakim Nedelkov, kryetar i Sindikatës së arsimit, shkencës dhe kulturës-SASHK, njofton Koha.
“Ne kërkojmë që pagat të rriten për aq përqind sa në nivel kombëtar është rritur paga minimale”, tha Nedelkov pas takimit me ministrin Arbër Adem, në të cilën ka kërkuar dialogu social të ngrihet në nivel më të lartë që Sindikata të kontribuoj në përgatitjen dhe sjelljen e ligjeve cilësore.
Nedellkovi theksoi se në reformimin e niveleve dhe llojeve të arsimit me rëndësi është të mbrohen mësimdhënësit nga teprica teknologjike, posaçërisht në arsimin e mesëm profesional për të cilën reformat duhet të zbatohen nga viti i ardhshëm mësimor.
Ministri Ademi potencoi se MASH është i hapur për të gjithë çështjet që e interesojnë SASHK dhe mësimdhënësit. Potencoi se punojnë në këto dy komponentë – njëra është paga, e cila edhe këtë shtator do të rritet për pesë për qind, ndërsa për herë të parë rritje në vjeshtë do të fitojnë edhe të punësuarit në arsimin e lartë, ndërsa njëkohësisht, tha, punojnë edhe në përmirësimin e statusit të mësimdhënësve në shoqëri dhe kthimin e dinjitetin që ata më herët e kanë pasur. Për këtë qëllim, tha Ademi , kanë bashkëpunim të ngushtë me partnerët vendor dhe ndërkombëtar. (koha.mk)