Maurizio Sarri ka mbetur i kënaqur nga fitorja 2-0 e Chelsea-t ndaj Tottenham në Stamford Bridge.
“Mendoj se paraqitja ishte e ngjashme me ndeshjen e fundit, fatmirësisht rezultati është ndryshe. Pedro është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne dhe i vlefshëm për ne në fazën mbrojtëse. Isha i sigurt që lojtarët do të ndiqnin udhëzimet e mia pas kemi një marrëdhënie shumë të mirë. Në muajin e fundit madje është përmirësuar”, shprehet Sarri.
Caballero? Ai është një portier i mirë dhe një njeri i madh, diçka e rëndësishme për ne në fushë dhe jashtë saj.
“Megjithatë, kemi nevojë për vazhdimësi. Ndeshjen e fundit luajtëm shumë mirë, por u zhgënjyem me rezultatin, por këtë herë rezultati ishte më i mirë. Vendimi për të lënë Kepa-n jashtë lojës ishte shumë i thjeshtë sepse ai bëri një gabim shumë të madh dhe duhet të paguante gjobën drejt klubit. Sot i pagoi edhe ekipit. Ishte vetëm një mesazh për të gjithë skuadrën, dhomën e zhveshjes, ne jemi një skuadër – jo 25 individë. Tani mjaft më me pyetje, ai incident është pjesë e së shkuarës dhe në të ardhmen Kepa do të jetë titullar”, deklaroi Sarri.