Tekniku i Juventusit, Sarri e thotë edhe një herë se mes tij dhe Ronaldos nuk ka as një përçarje. Ish-trajneri i Chelseat zëvendësoi portugezin në dy ndeshje radhazi, Ronaldo reagoi me emocion duke lëshuar dy herë fushën e lojës për të vazhduar drejtë zhveshtorës, shkruan Reporteri.net, përcjellë gazeta Koha.
Nga e gjithë kjo, tekniku ka hedhur poshtë çdo spekulim që tifozët e Juve-s e shohin në media, duke thënë se ai me Ronaldon nuk ka as edhe një inat.
“Marrëdhënia ime me Cristiano Ronaldon është e mirë”, tha ai në një konferencë shtypi para ndeshjes së Ligës së Kampionëve të Juventusit me Atletico Madrid të martën. ”Nëse një lojtar që ka fituar kaq shumë është i zemëruar për zëvëndësimin, kjo do të thotë se ai ende ka shumë motivim, dhe kjo është diçka pozitive”, përfundoi Sarri.