Maurizio Sarri është pranë zyrtarizimit te Juventusi, një telenovelë kjo që ka zgjatur thuajse 1 muaj… Trajneri i Chelseat, shumë shpejt, do të lirohet nga kontrata me londinezët, pasi Fali Ramadani, ndërmjetësi, është duke biseduar me Marina Granovskaia, krahu i djathtë i Roman Abramovich.
Por, paralelisht, Chelsea po përpiqet të gjejë pasuesin e ish-teknikut të Napolit. Sipas asaj që shkruajnë mediat angleze, emri i lakuar ose i përzgjedhur është Frank Lampard, trajneri i Derby County. Problemi është se klubi i Championship kërkon 5 mln euro për të liruar trajnerin që të kthehet në “Stamford Bridge”.
Ndërkohë, Chelsea i kërkon Juventusit një penale të vogël për Sarrin, që pikërisht mund t’i shërbejë për Lampardin.