Tottenham Hotspur e fitoi ndeshjen e parë në gjysmëfinale të Carabao Cup me rezultat 1-0. Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Harry Kane, por pasi ishte një moment që vendosi ndeshjen, për golin e anglezit është duke u bërë një debat shumë i madh. 25-vjeçari shënoi nga pika e bardhë pasi gjyqtari u konsultua me teknologjinë VAR dhe akordoi penallti.
“Kamera jonë ishte në vijë me Harry Kane dhe ai ishte në pozitë jashtë loje me kokën dhe gjunjët”, ka thënë Sarri. “Kam parë video vetëm nga kamera jonë. Ndoshta kamera e VAR-it ishte në pozicion tjetër. Por, nga pozita jonë, ai ishte dukshëm në pozitë jashtë loje. Nuk mendoj se gjyqtarët anglezë janë në gjendje të përdorin sistemin e VAR-it. Nëse nuk jeni i sigurt me sistemin, duhet të ndjekësh topin dhe në fund të aksionit të vendosësh”, ka thënë Sarri.
Ndeshja e kthimit është në Stamford Bridge më 24 janar.