Maurizio Sarri pohon se Juventusi duhet të mësojë të mbrohet më mirë pas humbjes 3:2, por insiston se Tottenhami ishte skuadër më e gatshme se “Zonja e Vjetër” sot. Juventusi ishte në avantazh 2:1 ndaj Tottenhamit në “International Champions Cup”, por londinezët arritën ta kthejnë rezultatin në minutat e fundit të ndeshjes, shkruan Zëri.info, përcjellë gazeta Koha.
“Ishte një ndeshje e vështirë kundër një skuadre si Tottenhami”, tha Sarri pas debutimit te Juventusi. “Ata ishin më të shpejtë dhe më ‘shpërthyes’, por edhe më të përgatitur”, vlerësoi trajneri italian. “Ne duhet të mbrohemi më mirë dhe më përpara, jo aq thellë. Luajtëm mirë në pjesën e dytë, por humbëm shumë topa”, shtoi Sarri.
Ndryshe, Sarri u emërua këtë verë trajner i Juventusit pas largimit nga Chelsea.
Përveç Sarrit, Juventusi është përforcuar edhe me ardhjet e Adrien Rabiot, Merih Demiral, Matthijs de Ligt dhe Aaron Ramsey.