Alvaro Morata mund të largohet nga Chelsea në merkaton e janarit. Kjo është ajo ç’ka shkruajnë mediat britanike, sipas të cilave Blutë e Londrës janë duke marrë në konsideratë shitjen e sulmuesit spanjoll, i cili në nisjen e këtij sezoni nuk ka gjetur shumë hapësira në formacionin e Sarrit. Aktualisht Morata është zgjedhje e dytë e sulmit pasi trajneri Maurizo Sarri ka preferuar Olivier Giroud në repartin e avancuar. Në rast të një oferte të kënaqëshme në merkaton e janarit, rrugët mes Chelseas dhe Moratas mund të ndahen.