Sarri: Mund të shohim çudira në muajin e fundit

Trajneri i Chelsea-t, Maurizio Sarri, ka folur për “Sky Sports” pas humbje 2-0 të pësuar në fushën e Liverpool-it. “Kemi luajtur një ndeshje të mirë kundër një rivali të jashtëzakonshëm. Kemi qenë në ndeshje për 50 minuta. Pas golit të dytë, i mrekullueshëm për ata, por jo për ne, kemi reaguar. Kemi patur dy ose tre raste për të shënuar, por mendoj se kemi luajtur shumë mirë”, ka thënë Sarri.

“Ndoshta, ata janë më mirë se ne në këtë moment, por ne po ecim në rrugën e duhur. Pas golit të dytë, kemi patur tre raste me Eden dhe Higuain. Nuk kemi fat, kjo është e sigurt”.

“Kemi goditur shtyllën për herën e 35-të në këtë sezon. Mendoj se po shkojmë në rrugën e duhur. Tre muaj më parë nuk do të kishim qenë në gjendje të luftonim për fitoren në një ndeshje si kjo”.

“Pozicionimi me s katër të parëve? Nuk  do të jetë e lehtë, por do të duhet të luftojmë deri në fund. Do të jetë shumë e vështirë për çdo skuadër në muajin e fundit të sezonit. Mund të shohim rezultate të çuditshme në muajin e fundit, sepse të gjitha skuadrat janë të lodhura”, ka përfunduar trajneri italian.