Trajneri Maurizio Sarri rikthehet në Serinë A pas një viti në Premier League me Chelsea. Gjithsesi, ai nuk do të jetë vetëm që do të kryejë këtë rrugëtim, pasi me bardhezinjtë pritet të luajë sezonin e ardhshëm edhe mesfushori Jorginho (brazilian me pasaportë italiane).
Ai është i besuari i Sarrit, njeriu të cilit trajneri i ka besuar çelësat e lojës kudo që ai ka drejtuar: Napoli dhe Chelsea. Sipas “The Mirror”, trajneri i ka kërkuar Juventusit që të bisedojë me Chelsea për transferimit e mesfushorit 27-vjeçar.
Jorginho ka një kontratë deri në vitin 2023 me “blues” dhe kushton rreth 65 milionë euro, ndaj për bardhezinjtë nuk mka për të qenë e lehtë që të kënaqë pretendimet e trajnerit. Sarri ka kërkuar gjithashtu edhe mbrojtësin Emerson Palmieri, që ndodhet në Londër prej dy vitesh, por që është aktivizuar shumë pak si nga ai ashtu dhe nga Conte (kushton 15 milionë euro).