Maurizio Sarri beson se tani është koha që Chelsea të vendosë për të ardhmen e Eden Hazard në klub, mes spekulimeve të vazhdueshme. Belgu ka qenë vazhdimisht i lidhur me një transferim tek Real Madrid, derisa ‘Blutë’ i kanë ofruar kontratë të re, pasi aktualisht i skadon në fund të sezonit të ardhshëm, përcjell Periskopi. Pas fitore 1 me 2 ndaj Watford, Hazard kishte thënë se ‘ai është i fokusuar vetëm në fushë’.
Para ndeshjes me Crystal Palace, Sarri është pyetur nga gazetarët rreth situatës së tij dhe u shpreh: ”Nuk e di por është koha të vendosë”. ”Jam trajner. Unë nuk jam president, unë nuk jam përgjegjës për merkaton, jam trajner. Unë dua të flas me të vetëm për pozitën në fushë. Mendoj që e kemi zgjidhjen e problemit”, zbuloi ish-trajneri i Napolit.