Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri ka konfirmuar se tani për tani nuk ka biseduar me asnjë klub tjetër.
”Për momentin nuk kam pasur kontakte me asnjë klub tjetër. Duhet të flasë me klubin tim pas finales dhe ta di nëse ata janë të lumtur me mua apo jo”, u shpreh Sarri.
Për italianin raportohet se interesim kanë shprehur dy skuadrat e mëdha të Serie A, Juventus e Milan./