“Parakalimi në krye të renditjes nuk ka shumë rëndësi, gjëja më e rëndësishme është që luajtëm mirë”

Sarri është i lumtur që Juventusi fitoi dhe rrëmbeu kreun në Serie A, duke e mposhtur skuadrën që kishte regjistruar gjashtë fitore me radhë. “Zonja e Vjetër” e ka mposhtur 2-1 Interin në “Giuseppe Meazza”, duke ia shkaktuar skuadrës së Contes humbjen e parë këtë edicion në Serie A, raporton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha.

Paulo Dybala në minutën e 4’ dhe Gonzalo Higuain në minutën e 80’ shënuan për Juven e Sarrit, derisa për Interin realizoi Lautaro Martinez 18’.

“Parakalimi në krye të renditjes nuk ka shumë rëndësi tani. Gjëja më e rëndësishme është që luajtëm mirë, me karakter ndaj një skuadre që ka fituar çdo ndeshje deri më tani”, tha Sarri.

Goli i Higuain u finalizua pas 24 pasimeve të sakta, tipike të një loje të Sarrit.

“Ishim duke dominuar ndeshjen (kur Juve po luante me Dybala, Higuain e Ronaldo) dhe do të ishte e padrejtë të mos shënonim. Megjithatë, kisha frikë dhe vendosa të bëja tjetër zëvendësim. Kjo skuadër është mësuar të mbrojë shumë thellë, por lojtarët po adaptohen dhe kemi parë përmirësime të mëdha”, përfundoi Sarri.

Juve tani është e para në renditjen e Serie A me 19 pikë, një më shumë se Interi.