Trajneri Maurizio Sarri ka deklaruar se dëshiron të qëndrojë te Chelsea edhe sezonin tjetër, duke premtuar se do ta rikthejë skuadrën e “blues” pretendente për titullin kampion në Premier League. Italiani beson se sezonin tjetër do ta ngushtojë diferencën e madhe që Chelsea ka këtë sezon me dy ekipet pretendente për titull, Liverpool dhe Manchester City.
Deklaratë që vjen pak orë para ndeshjes që Chelsea do të luajë në “Old Trafford” ndaj Manchester United. Sfidë e rëndësishme për të dyja ekipet, që synojnë një vend në Champions League sezonin tjetër. “Premier League është e jashtëzakonshme, e përshtatshme për një trajner si unë. Ndaj kam dëshirë të qëndrojë këtu”, tha Sarri.
“Dua të vijoj punën time te Chelsea, pasi niveli këtu është shumë, shumë i lartë. Atmosfera në stadiume është fantastike dhe po ashtu kampionati. Jam i sigurtë se brenda 2 sezonesh ne do të jemi në gjendje të duelojmë për titull me ata që sot po dominojnë kampionatin. Jo vetëm kaq, por pas dy sezonesh do të jemi edhe më mirë se ata”, tha Sarri.