Sarkofagu i Herkulit është ekspozuar në muzeun e Antalias, pasi paraprakisht ishte kontrabanduar nga Turqia, duke shënuar kështu rikthimin e tij në shtëpi, raporton Anadolu Agency (AA). Me një lartësi prej rreth 235 centimetra dhe gjerësi prej 112 centimetrash, sarkofagu 3.000 kilogramësh sipas literaturës arkeologjike është quajtur “Torre Nove”. Objekti, i cili përshkruan 12 veprat legjendare të Herkulit, tashmë është vendosur në mesin e sarkofagëve të tjerë historik në Muzeun në Antalia. Pesëdhjetë vjet pasi u vodh në Turqi, sarkofagu i luftëtarit mitik Herkul është kthyer në shtëpi më 14 shtator. Thesari 2.200 vjeçar u vodh nga Turqia gjatë gërmimeve të paligjshme në Aksu, në provincën mesdhetare të Antalias, në fillim të viteve 1960. Sarkfagu u sekuestrua në Gjenevë në vitin 2010 nga autoritetet doganore të Zvicrës, ndërsa në vitin 2015 zyra e Prokurorit publik solli një vendim që i njëjti të kthehet në varrin e tij në Turqi. Para se të riatdhesohet në Turqi, sarkofagu u ekspozua për disa muaj në Universitetin e Gjenevës.