Shkup, 5 janar – Këshilli programor në Radiotelevizionin e Maqedonisë zgjodhi kryetar të ri. Në mbledhjen e fundit para festave, Këshilli e shkarkoi kryetaren e deritanishme Snezhana Klinçarova, ndërsa në vend të saj u zgjodh Smillka Janeska-Sarkanjac. Profesoresha në Fakultetin për shkenca informatike (FINKI) Janeska-Sarkanjac, është anëtare e Këshillit e propozuar nga Konferenca Interuniversitare. Në seancën e njëjtë është shkarkuar edhe zëvendëskryetari i Këshillit, Agim Leka, ndërsa në vend të tij është zgjedhur anëtari i Këshillit i propozuar nga ana e ShGM-së, kryeredaktori i gazetës Koha, Vedat Memedaliu.