Lëvizja italiane e njohur me emrin “Sardinet”, ka bërë thirrje për një protestë të madhe kundër politikave të Matteo Salvinit, politikanit të së djathtës ekstreme.
Këto protesta synohen të mbahen pak ditë para se të mbahen zgjedhjet vendimtare në çerdhen e majtistëve rajonin Emilia-Romagna, transmeton KTV. Lëvizja italiane dëshiron që politikat ekstreme të Salvinit të hiqen nga Bolonja dhe tashmë janë mbajtur një seri protestash nëpër qytetet italiane.
Përkrahjen për partinë “Liga” është zbehur, por mbetet partia më e madhe në Itali.
Në demonstratën e parë, lëvizja “Sardinet” tuboi 15 mijë persona ndërsa kulmoi në Romë me pjesëmarrjen e 40 mijë personave.