Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci fjalimin e saj sonte e nisi me letrën e shkruar nga Kosovare Kelmendi, vajza e avokatit Bajram Kelmendi dhe ish-nënkryetare së LDK-së Nekibe Kelmendi.
Pas kësaj, Bogujevci tha se gjakun e familjes nuk e fal as ajo.
“Gjakun e familjes as unë nuk e fali. Ndërsa tani kur e gjithë bota po përballet me një virus të tillë gjëja e fundit që iu desh qytetarëve është rrëzimi i qeverisë.Është hera e parë në jetë që mburrem me qeverinë që e kemi, me kryeministrin, ministrat për punën që e kanë bërë këto ditë, përveç që kanë bërë një menaxhim të jashtëzakonshëm me koronavirusin që e kemi pas këto javë edhe ende po bëhet një punë e jashtëzakonshme”, tha Bogujevci.