Vetën pak javë më parë, kompania më e madhe Dove e ka zgjedhur shqiptaren me origjinë nga Prishtina, por që jeton në Zvicër – si imazhin e markës së saj
Bisedoi: Blerand REXHEPI
Dikur një super modele, e para më e guximshmja shqiptare, më pas ka provuar këngën, gjithmonë e dashuruar pas të bukurës, pas artit, politikës, e shumë shpejt do ta shohim si shkrimtare. Kjo është Saranda Ademi ku vetën pak javë më parë, kompania më e madhe Dove e ka zgjedhur shqiptaren me origjinë nga Prishtina, por që jeton në Zvicër – si imazhin e markës së saj. Por a e dini se cila ishte arsyeja? Përveç se vazhdon të jetë një prej femrave më të bukura shqiptare, Saranda ka pasur rastin më tragjiko-unik në botë, por falë forcës së saj dhe besimit që ka, ajo është në këmbë më e fortë se kurrë. Në intervistën për InfraRed të gazetës KOHA ajo rrëfen çdo gjë, që nga thirrja e fundit për të qenë imazh e deri duke u kthyer vite më pas e duke kujtuar aksidentin për një fije fatal që ka pasur, pa harruar duke na prezantuar edhe me dy vajzat e saj princesha.
KOHA: Ku bëhet Saranda gjithmonë e bukur, dhe plot optimizëm?
Saranda në Sarandë, rehatia e brendshme reflekton edhe në pamjen e jashtme.
KOHA: Dëgjuam se në Zvicër jeni përzgjedhur si imazh i markës Dove, si ndodhi?
Në fillim të vitit 2019-të Dove në bashkëpunim me kompaninë Tamedia kishin lancuar një konkurs në gazetën “20 Minutes” të Zvicrës : “Tregona historinë e juaj, dhe ajo më e ndjeshmja do jetë e përzgjedhur për imazhin e reklamës së markës Dove për revistat me renome botërore siç është Annabelle, Femina”. Më kujtohet mirë ishte diku ora 2 pasmesnate dhe unë përshkrova me pak fjalë aksidentin tim që kisha në mars të vitit 2012-të dhe aspak nuk e kisha menduar që me ato pak fjalë të historisë sime, do isha unë e përzgjedhur në mesin e shumë kandidatëve.
KOHA: E kujtoni aksidentin dhe çfarë thoni sot?
Mos u dorëzo, beso në Zot dhe në forcën tënde.
KOHA: Ti ke kaluar një momentin kritik mes jetës dhe vdekjes, çfarë mund të na thoni për këtë?
Në këtë botë secili nga ne kemi një mision, unë u rilinda për të vazhduar misionin e dashurisë, paqes dhe mirësisë këtë që më besoj Zoti ,dhe Nënë Tereza.
KOHA: Po modelizmi dhe muzika ju mungon?
Jeta ka etapat e veta, unë vazhdoj artin në një formë tjetër.
KOHA: I ndjek artistët shqiptarë sa dimë ne je ende me ata që vërtetë ishin yje e jo shumë me këta hitbërësit e momentit?
Shqiptarët kanë shumë artistë të mëdhenj që mund të krenohemi në çdo kënd të botës.
KOHA: Jeni aktive në aktivitetet artistike dhe atë humanitare në Zvicër, moderatore, koreografe dhe çfarë tjetër?
Kudo që mund të kontribuoj në aktivitete kulturore dhe humane për rininë shqiptare, për popullin tim në Zvicër, aty jam pa hezitim.
KOHA: Po me politikë si i keni punët merreni?
Jam anëtare e Partisë Liberale Radikale VD. Dhe ne CISIP – komisionin për integrimin e të huajve në komunë të Prilly ku i ndihmojmë kandidatët për përgatitjen e testit për natyralizimit .
KOHA: Gjithashtu e dimë se jeni një nënë e dy vajzave, çfarë ju mëson gjithmonë vajzave mami Saranda?
Atë që më mësuan dikur mua prindërit e mi, të besojmë në Zot, dashurinë dhe respektin si për njerëzit po ashtu gjuhën, kulturën, historinë dhe traditën shqiptare.
KOHA: Do të doje se ato një ditë të bëheshin artiste?
Si çdo prind edhe unë do ua mësoj më të mirën dhe të mundshme për jetën, si nënë. Lean dhe Lirën dua t’i shoh me shëndet të plotë, të dashura e të lumtura, kurse arti le të jetë përzgjedhje e tyre, sigurisht përkrahjen time do e kenë në çdo formë.
KOHA: Po martesa juaj?
Preferoj të vazhdoj ne bashkëjetesë.
KOHA: Shohim se ke dhe tattoo në duar cila është domethënia e tyre?
Në dorën e majtë (të zemrës) kam emrat e vajzave dhe inicialet e emrave të prindërve të mi, F te babit dhe Xh të nënës, A të motrës së madhe dhe S mikës sime më të mirë. Në të njëjtën dore ne shifra romake kam datat e lindjes së vajzave 2 tetor 2015 të Lirës dhe 7 tetor 2005 të Leas. Kam dhe një lule në krahun e majtë dhe zogj në qafe. Kurse në dorën e djathtë kam një thënie në frëngjisht që në shqip do të thotë “Zoti u jep betejat më të vështira ushtarëve të vet më të forte”.
KOHA: Dhe ti e ndjen veten si pjesë e ushtarëve të Zotit?
Po. Zoti është Zoti im.
KOHA: Prishtina mbetet për ty vendlindja që të mungon, apo vendi më i bukur në botë?
Vendlindja që nuk e kam përzgjedh.
KOHA: Librin me autobiografi të titulluar “Paradoks” kur do e botoni?
Atëherë kur unë të jem gati.
KOHA: Dhe për fund si do e mbyllni apo me çfarë këtë intervistë?
Adhuroni dhe dashuroni çdo gjë rreth jush sepse përmes dashurisë ju do adhuroni dhe do keni bekimin e Zotit.