Shkup, 1 prill – Pa energji elektrike të hënën prej orës 8 deri në orën 15:30 do të mbesin konsumatorët e rrugëve “Anton Panov”, “Gjorgji Abaxhiev”, “Sllave Dellovski”, “Kumrovec”, “Allbert Shvajcer”, “Boro Petrushevski”, “Vasill Llevski”, “Vlladimir Nazor” dhe “Ellisie Popovski Marko” në Komunën Qendër.
Nga ora 9 deri në orën 15 pa energji elektrike do të mbesin konsumatorët e rrugës “6” në fshatin Saraj.
Siç informon QRMK-Shkup, ndërprerjet janë për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin distribues.