Një skandal trondit futbollin boshnjak pasi ekipi i Sarejevo u detyrua të luante një ndeshje kundër Siroki, e cila në atë kohë kishte deri në 12 lojtarë pozitivë dhe mund të llogariste vetëm në 13 lojtarë.
Gjegjësisht, Federata e Futbollit vendase nuk e pranoi mundësinë për të shtyrë ndeshjen. Për shkak të kësaj, Siroki u detyrua të futej në fushë me gjashtë lojtarë të cilët shfaqën simptoma të koronavirusit, transmeton lajmi.net, përcjellë koha.mk.
“Përveç 12 lojtarëve që më parë kishin simptoma dhe ishin vendosur në izolim, u konfirmua sot se gjashtë lojtarë të tjerë që luajtën kundër Sarajevës dhe një anëtar i stafit profesional janë pozitivë për koronavirus. Kishim frikë nga një skenar i tillë dhe kërkuam një shtyrje, sepse po rrezikojmë edhe kundërshtarin tonë. Shëndeti duhet të jetë i pari”, tha klubi i Siroki.