Sarajevë, 3 dhjetor – Sarajeva dje ishte qyteti më i ndotur në botë me vlerë të cilësisë së ajrit prej 268 njësish, njoftuan autoritetet amerikane mbi bazën e të dhënave për ndotjen e qyteteve në të cilat janë vendosur ambasadat e SHBA-së.
Sipas të dhënave, dje në orën 14, Sarajeva ka qenë më e ndotur edhe se Pekini, ku cilësia e ajrit arrinte 242 njësi.
“Vlera e indeksit të cilësisë së ajrit midis 201 dhe 300 njësi mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore, citohet në paralajmërimin e autoriteteve të SHBA-së.
Mediat boshnjake citojnë se të dhëna për cilësinë e ajrit në Sarajevë që janë matur në Ambasadën e SHBA-së mund të dallojnë nga ato që janë regjistruar në lokacionet e tjera të qytetit dhe se të dhënat e njërit prej stacionit të kontrollit nuk vlejnë për të gjithë territorin e qytetit.