Saraj, vetura përplas një 7 vjeçar

70

Një fëmijë i moshës 7 vjeçar është goditur mbrëmë nga një veturë në fshatin Saraj të Shkupit, njofton Medial.mk.

E gjithë ngjarja ka ndodhë mbrëmë rreth orës 18, kur një veturë me një shpejtësi mbi shpejtësinë e kufizuar ka goditur fëmijën 7 vjeçar.

Nga MPB kanë informuar se fëmijën e ka goditur një veturë e tipit “Seat Ibiza” me tabela të regjistrimit nga Shkupi, veturë kjo e cila ka qenë i drejtuar nga një 60 vjeçar me iniciale A.T nga Shkupi, raporton Medial.mk.

Pas goditjes të cilën e ka marrë fëmija, me një veturë tjetër është dërguar në spitalin “Nëna Terez” në Shkup, ku është konstatuar gjendja e tij, dhe lëndimet e rënda të cilat i ka marrë, për çka është ndalë për kurim në spital.

Comments are closed.