Saraj, sot mbahet ”Panairi i bizneseve 2017”

Shkup, 23 dhjetor  – Fondacioni Albiz sot organizon “Panairin e bizneseve të komunës së Sarajit”, si dhe romovimin e katalogut të kompanive nga kjo komunë, edicioni 2017 që do të mbahet në hapësirat e Restaurantit Korabi- Saraj. Vizitorët do të kenë mundësi që panairin ta vizitojnë nga ora 10:00 deri më 16:30. Еventi solemn dhe promovimi i katalogut do zhvillohet me fillim në ora 11:00.

Ky panair është eveniment tradicional që realizohet në kuadër së Komunës Sarajit dhe ka për qëllim promovimin dhe afirmimin e bizneseve që gravitojnë apo kanë origjinë nga kjo komunë.