Saraj: Plaçkitet kasa e xhamisë

Shkup, 18 maj – Gjatë ditës së sotme, edhpse ditë e madhe fetare – e xhuma, si dhe muaj i shenjtë i Ramazanit, dikush ka plaçkitur kasën e xhamisë në Saraj të Shkupit, shkruan Fakte. Kjo është vetëm edhe një dëshmi se vjedhësit nuk njohin as fe as komb.

Kohëve të fundit janë shpeshtuar vjedhjet dhe plaçkitjet në objekte fetare nëpër Maqedoni.