Sarah Sanders largohet nga Shtëpia e Bardhë

8

Sarah Sanders deri në fund të muajit do të largohet nga posti i zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë.

“Pas 3.5 vitesh, deri në fund të muajit Sarah Sanders do të braktisë Shtëpinë e Bardhë dhe kthehet në Arkansasin e saj”, theksoi presidenti amerikan, Donald Trump, në rrjetin social Twitter duke theksuar se bëhet fjalë për një person të veçantë dhe të talentuar, që ka bërë punë të shkëlqyeshme.

Trump shpreson se ajo do të kandidohet për punën e guvernatores së Arkansasit meqë konsideron se do të ishte e shkëlqyer në këtë pozitë.

Sanders në shkurt të vitit 2016 iu bashkua fushatës së Trumpit, ndërsa në vitin 2017 mori detyrën e zëdhënëses së administratës amerikane.

Comments are closed.