Sarah Arnautovic është bashkëshortja e Marko Arnautovic dhe mamaja e dy vajzave të tij, Emilia dhe Alicia. Sarah është sekreti i maturisë së sulmuesit. “U rrita shumë nga ana njerëzore në Angli dhe kam ndryshuar. Tani kam dy vajza. Kur arritëm këtu të gjithë po thoshin ‘Balotelli i ri ka mbërritur’, kështu që vendosa të ndryshoja, i thash vetes se nuk mund të vazhdoja kështu dhe se vajzat e mia nuk duhet të lexonin që babai i tyre ishte një njeri i çmendur. Familja ime më ndihmojë shumë,”-ka thënë Marko.Çifti janë martuar që në 2012-tën dhe Sarah është përpjekur të punojë me karakterin e të shoqit, konkretisht me acarimet në fushë: “Mbrojtësit më bënin nervoz, pothuajse në çdo ndeshje. Më binin me shkelma, më godisnin dhe thoshin gjëra që nuk më pëlqenin.”– ka thënë Arnautovic duke vijuar se ka parë fryte nga puna e bashkëshortes ndërsa sot konsiderohet si lojtar deçisiv në Premier League.Edhe jashtë fushe gjërat shkojnë për mrekulli. E kjo duket teksa sulmuesi i West Ham-it e quan Sarah-n, “gjithçkaja ime”.