Uashington, 23 gusht – Sara Sanders, ish-zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë, u punësua në televizionin “Foks njuz” si bashkëpunëtore e rregullt për komente dhe analiza politike, njofton televizioni.
Sanders do të angazhohet si komentatore në të gjitha mediat Foks njus dhe si premierë do të paraqitet në emisionin Foks dhe miqtë, kumtoi televizioni.
“Foks është media numër një e lajmeve në vend për 17 vite dhe për mua është nder i madh t’i bashkohem ekipit të bashkëpunëtorëve të cilët japin komente politike dhe analiza”, deklaroi Sanders.
Ajo ishte zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë nga korriku 2017 deri në qershor 2019. Sanders ishte gruaja e tretë dhe nëna e parë e cila ndonjëherë ka qenë në këtë pozitë kyçe në Administratën në Uashington.
Para se të bëhet zëdhënëse, Sanders në janar të vitit 2017 ishte angazhuar si zëvendës i zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, ndërsa paraprakisht ka punuar edhe si këshilltare në fushatën zgjedhore të Donald Trampit.