Shkup, 11 dhjetor – Ka përfunduar festivali i këngës “BOOMFest 2018”, ndërsa kanë performuar rreth 17 këngëtarë para publikut në Operan e Baletit të Maqedonisë, shkruan gazeta KOHA.
Vendin e parë në këtë festival e ka zënë Sara Berisha, ndërsa votat janë dhënë nga vet artistët që kanë përzgjedhur këngën më të mirë.
Paraqitje para publikut kanë pasur këngëtaret Laura Kërliu, Eli Malaj, Arsihana, Severxhane Laçi, Vlora Bajrami, Miranda Hashani, Jehona Shaqiri, Sara Berisha, Ines, Hana Palloshi, Fjolla, kënëtari Ferra, Shpëtim Mustafa, Jon Bela, Valon Suma, Berkani…
“BoomFest është vazhdimësi e festivaleve, të cilat janë organizuar ndër vite në Shkup nga sponzorë të shumtë përfshirë këtu edhe gazetën KOHA”, tha Avni Qaili, njëri nga organizatorët e këtij festivali.
Mbështetje “BOOMFest” i ka dhënë Ministria e Kulturës si dhe Qyteti i Shkupit, ndërsa sponsor medial është gazeta KOHA.