Kompania e prodhimit të sapunit dhe nënprodukteve të tij është vënë në qendër të kritikave pas një reklamë ku duket një grua me ngjyrë e cila teksa heq bluzë, mesa duket heq edhe lëkurën duke u shndërruar në një grua të bardhë. Në videon që tashmë është hequr nga qarkullimi, duket një grua me ngjyrë e veshur me një bluzë ngjyrë çokollate të cilën e heq duke u shndërruar në një grua të bardhë me bluzë ë të bardhë. Reklama ka ngjallur menjëherë kritika në rrjetet sociale për mesazhin racist që përcjell.