Shkup, 21 korrik – Tridhjetë e tetë shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë nëpër vendbanime, ndërsa janë zbuluar edhe 108 kundërvajtje të tjera, në një pjesë të kontrollit për zbulimin e shoferëve nën ndikimin e alkoolit, për sanksionimin e kundërvajtjeve të shoferëve të motorëve për kontroll të shpejtësisë së lëvizjes në intervale të ndryshme kohore gjatë ditës së djeshme nga Sektori për siguri në aksin rrugor pranë Sektorit të Punëve të Brendshme në Shkup, përcjellë KOHA.
Janë konstatuar edhe 35 kundërvajtje prej shoferëve të motorëve dhe 55 kundërvajtje të tjera.
Në kontrollin e policisë për zbulimin e shoferëve nën ndikimin e alkoolit, te 12 është konfirmuar prania e alkoolit në gjak, të gjithë janë përjashtuar nga komunikacioni dhe u janë marrë lejet e vozitjes. Janë zbuluar edhe 47 kundërvajtje tjera. (koha.mk)