Uashington, 15 korrik – Paketa e sanksioneve që SHBA-ja i përgatit për Turqinë do të publikohet pas 16 korrikut, njoftuan disa media perëndimore, ndërsa në ndërkohë mbrëmë ateruan edhe tre aeroplanë rusë me pjesë të sistemit raketor antiajror C-400.
Anëtarë të Dhomës së Epërme të Kongresit amerikan (Senatit) këtë fundjavë kërkuan prej Shtëpisë së Bardhë të mos presë dhe të vendosë sanksione kundër Turqisë, si masë për “partneritetin e rrezikshëm me Putinin”.
Sanksionet do të publikohen pas 16 korrikut kur është përvjetori i tentimit për grusht shtet ushtarak në Turqi, me qëllim që të shmangen asociacionet e pakëndshme për Ankaranë zyrtare pasi, sipas autoriteteve turke, organizatori i grusht shtetit jeton në SHBA.
Sistemi raketor C-400 në dokumentacionin eksportues i emëruar si “Triumf”, mund të godasë caqe ajrore në distancë prej 400 kilometrash dhe caqe taktiko-balistike në distancë prej 60 kilometrash.
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, marrëveshjen me dërgesën e sistemit raketor mbrëmë e quajti “marrëveshjen më të rëndësishme me historinë bashkëkohore të vendit”.
Për disa ekspertë kjo nuk është tregti e thjeshtë me armë por sukses i madh i jashtëm politik për Rusinë në skenën ndërkombëtare kundrejt SHBA-së dhe aleatëve të NATO-s, të cilët bënin angazhime të mëdha që dërgesa të mos ndodhë.
Si anëtare e Aleancës ushtarake, Turqia me këtë dërgesë e lëkundë pozitën e vet në NATO.
Në Bjellorusi dhe Kinë, Turqia është vendi i tretë kliente e Moskës për sistemin raketor “Triumf”. Në grup së shpejti do t’u bashkohet edhe India.(koha.mk)