Bruksel, 10 dhjetor– Ministrat e punëve të jashtme të BE-së sot, mes tjerash do të bisedojnë për prolongimin e sanksioneve ndaj Rusisë, por nuk pritet pako e re e masave restriktive lidhur me tensionet në Detin Azov.
Megjithatë, sipas diplomacive të BE-së, të mundshme janë sanksione ndaj shtetasve ukrainas për shkak zgjedhjeve në Donbas, rajon nën kontrollin rus, të cilat u mbajtën më 11 nëntor dhe janë pranuar nga bashkësia ndërkombëtare.
Para fillimit të Këshillit të ministrave sot, ministri lituanes i Punëve të Jashtme Linas Linkeviçues shfaqi shpresën se do të ketë dakordim për sanksionet lidhur me këto zgjedhje. Megjithatë, sanksione e tilla nuk do ta përfshinë drejtpërdrejtë Rusinë, por vetëm shtetasit ukrainas.
BE-ja në samitin e ardhshëm të enjten dhe të premten pritet t’i prolongojë sanksionet e vazhdueshme kundër Rusisë të vendosura në vitin 2014 pas aneksimit të Krimesë. Këto sanksione vendosen për sektorët e mbrojtjes, energjisë dhe bankierisë.
Në samitin e sotëm ministrat do të bisedojnë edhe për vendosjen e “Magnicik akt”, instrument i ri evropian i cili duhet t’i mundësojë BE të vendos sanksione për shkak shkeljes së të drejtave të njeriut dhe mund të përdoret kundër Arabisë Saudite në rastin me vrasjen e gazetarit Xhamal Kashogi apo kundër Mianmarit për shkak trajtimit të Rohinxhëve.