Uashington, 23 shtator – Presidenti amerikan, Donald Tramp paralajmëroi sanksione të reja për Kubën.
Me masat do të ndalohet qëndrimi i amerikanëve në pronën që e posedon Qeveria kubaneze, si edhe importimin e purove dhe alkoolit kubanez.
“Sot, si pjesë e luftës tonë vijuese kundër shtypjes komuniste, e publikoj se Ministria e Financave do t’u ndalojë udhëtarëve amerikanë që të qëndrojnë në pronën që e posedon qeveria kubaneze”, deklaroi Tramp.
“Krahas kësaj, ne shtesë e kufizojmë importimin e alkoolit dhe duhanit kubanez”, shtoi ai.