Sanksione për 128 vozitës të motoçikletave në territorin e të gjithë shtetit

15

Shkup, 16 prill – Janë sanksionuar 128 vozitës të motoçikletave gjatë ditës së djeshme  në suaza të kontrollit të përforcuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Prej tyre, informojnë nga MPB, 34 kanë vozitur pa patentë shoferi, 69 shoferë nuk kanë përdorur kaskë mbrojtëse gjatë vozitjes, 11 motoçikleta janë marrë për shkak të lejes së skaduar të komunikacionit dhe kanë shkaktuar zhurmë të madhe, ndërsa janë sanksionuar edhe shkelje tjera.