Uashington, 21 nëntor – Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sanksionuar nëntë persona dhe kompani, për të cilët thuhet se janë përfshirë në skemën ruse dhe irainane, përmes së cilës Qeverisë siriane i janë siguruar miliona barelë naftë, që është shkelje e sanksioneve amerikane.
Ministria amerikane e Financave kumtoi se rrjeti për dërgesë të naftës ka siguruar qindra milionë dollarë për Gardën revolucionare islamike, ndërsa mjetet po ashtu janë transferuar edhe te grupi militant palestinez Hamas dhe grupi militant libanez Hezbollah. SHBA-ja të gjitha tre grupet i konsideron për organizata terroriste.
“Sot veprojmë kundër skemës së komplikuar të cilën Irani dhe Rusia e shfrytëzojnë që ta përforcojnë regjimin e Asadit dhe të gjenerojnë mjete për aktivitetin malinj irainain”, deklaroi ministri amerikan i Financave, Stiven Mnuçin.
Mes të involvuarve në skemë janë Banka qendrore e Iranit, kompania mjekësore dhe farmaceutike “Tadbir Kish” me seli në Iran, shtetasi sirian Mohamed Amer Alçviki, kompania ruse e Alçvikit “Global Vizhën Grup”, dhe një degë e Ministrisë ruse të Energjisë.
Ministria amerikane e Financave kumtoi se skema është shembull për atë se si Irani i shfrytëzon të ardhurat nga shitja e naftës për financimin e organizatave terroriste dhe Qeverisë siriane “në dëm të popullit të saj”.