Leros Sane mendon se është një mëkat që Mesut Ozil nuk mund të luajë më te kombëtarja gjermane. Ylli i Arsenal shpalli tërheqjen nga përfaqësuesja pas skandalit që përfshinte presidentin e Turqisë Erdogan.
“Për mua personalisht, është një mëkat,” shprehet Sane. “Do të kisha pasur dëshirë të luaja me të më shumë, si futbollist dhe si mik i mirë. Fatkeqësisht nuk është e mundur, por mendoj se kemi disa lojtarë cilësorë këtu, që i kuptoj shumë mirë dhe që mund të mësojnë shumë”, deklroi ai.
Sane është rikthyer në kombëtare pasi u la jashtë Botërorit nga trajneri Joachim Low.