Sanders: Fushata ka mbaruar, por lëvizja vazhdon

18

Uashington, 8 prill – Nga Shtabi zgjedhor i Berni Sanders sot deklaruan se senatori nga Vermonti e mbaroi fushatën për nominimin presidencial nga Partia Demokratike në zgjedhjet e këtij viti në nëntor.

Siç theksohet nga shtabi, Sanders këtë e vendosi sot në një telekonferencë me ndihmësit e tij.

Sanders iu drejtua mbështetësve të tij me këto fjalë:

Nuk mund ta vazhdoj me ndërgjegje të pastër një fushatë që nuk mund ta fitoj dhe e cila do të pengojë në punën e rëndësishme që na pret.

Deklaroi se emri i tij do të qëndrojë në fletëvotim dhe se ai akoma do të mbledhë vota për delegatë, në përpjekje për ta përcjellë mesazhin e tij dhe të ndikojë në platformën demokratike.

“Fushata ka mbaruar, por lëvizja jonë vazhdon”, deklaroi Sanders.

Për shkak të pandemisë së rëndë të koronavirusit në SHBA fushatat dhe tubimet e dy kandidatëve të mbetur për nominim, ish-nënpresidentit Xho Bajden dhe Sanders, kanë ngecur me javë të tëra.

Për shkak të karantinës, ata të rrallë shfaqen në televizion dhe mbajnë fjalime drejtpërdrejt në internet. Raportohet se Sanders u thirr jashtë të dalë jashtë fushatës për bashkimin e Partisë Demokratike me një qëllim – humbjes së presidentit aktual Donald Tramp.

Menjëherë pas deklaratës së Sanders, Bajden e falënderoi “udhëheqësin” e Vermontit dhe u bëri thirrje mbështetësve të tij që të bashkohen.

“Duhet t’i meritoj votat e juaja… Unë ju shoh, ju dëgjoj dhe e kuptoj urgjencën e momentit, shpresoj se do të përmbaheni. Jeni të mirëpritur, kemi nevojë”, tha Bajden në Tuiter.

Në kumtesë u paraqit edhe Tramp, i cili fajin për humbjen e Sandersit e drejtoi nga senatorja Elizabet Voren, e cila mori pjesë në garën për nominim.

“Nëse nuk do të ishte ajo, Sanders do të fitonte në super të martën. Kjo mbaroi pikërisht si donin DNC dhe Demokratët”, ka shkruar Tramp në Tuiter.(koha.mk)

Comments are closed.