Uashington, 17 janar 2020 (MIA) – Senatori nga Vermonti, Nerni Sanders, u bë më i popullarizuari ndër demokratët në garën për nominimin e kandidatit për president, duke e tejkaluar ish-nënpresidentin Xho Bajden, i cili gjithashtu pretendon të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale këtë vit, transmeton gazeta KOHA.
Sipas sondazhit të fundit të agjencisë Rojters dhe firmës konsulente franceze Ipsos, i zhvilluar më 15 dhe 16 janar, 20 për qind e demokratëve të regjistruar dhe votuesve të pavarur deklaruan se në zgjedhjet presidenciale do ta mbështesin Sandersin. Për këtë nominim pretendojnë edhe 11 kandidatë, por vlerësimi i Sanders është rritur në vazhdimësi vitin e kaluar.
Pra, sipas rezultateve të sondazhit, vlerësimi i tij u rrit për 2 për qind në krahasim me javën e kaluar. Sipas sondazhit, Bajden, është në vendin e dytë me 19 për qind mbështetje, ndërsa pas tij vijon senatorja Elizabet Voren (12 për qind), ish-kryetari i Qytetit të Nju-Jorkut, Majk Blumberg (9 për qind) dhe kryetari i Qytetit Saut Bent, Indiana, Pit Butixhiç (6 për qind).
Njoftohet se Sanders dhe Blumberg gradualisht e kanë rritur popullaritetin në tre sondazhet e Rojters-Ipsos, duke filluar nga mesi i dhjetorit. Mbështetja për Bajden, Voren dhe Butixhiç ka mbetur pa ndryshime.
Sondazhi gjithashtu zbulon se një në pesë votues nuk ka vendosur ende kush do të votojë në zgjedhjet e nëntorit. Ndërsa nga ata të cilët nuk kanë bërë zgjidhje, pothuajse një e treta janë përgjigjur se mund ta ndryshojnë mendimin e tyre në moment të fundit.
Me votimin pas dyerve të mbyllura të 49 delegatëve që duhet të mbahet më 3 shkurt në Ajova, fillon edhe pjesa zyrtare e zgjedhjes së kandidatit për kryetar të Partisë Demokratike. Sipas kalendarit, pas këtij votimi vijojnë prajmesir në Nju-Hempshir dhe Karolinën Jugore dhe në Nevada, të gjitha në shkurt.
Sipas sondazheve të deritanishme Sanders prin me 20,5 për qind tek votuesit demokrat në Ajova. Pas tij është Butixhiç me 20 për qind, ndërsa Bajden (19.3) dhe Voren (16.5) janë në vend të tretë dhe të katërt.
Presidenti Tramp, në Tuiterin e tij mbrëmë publikoi rezultate nga një anketë tjetër, të Rasmunsen Reports, sipas të cilit presidenti aktual ka mbështetje prej 51 për qind të amerikanëve.(koha.mk)