Uashington, 22 janar – Senatori i pavarur nga Vermonti, Berni Sanders, udhëheq në garën për nominim të kandidatit presidencial nga Partia demokratike, ndërsa menjëherë pas tij është ish-presidenti Xho Bajden, mësohet nga sondazhi më i ri i “Si-En-En”.
Në rezultatet e publikuara sot, 27 për qind e votuesve demokratë dhe votuesve demokratë të pavarur kanë deklaruar se do të votojnë për Sanders, ndërsa për Bajden kanë deklaruar se do të votojnë 24 për qind.
Mbështetja për Sanders është më e mirë për shtatë për qind në krahasim me muajin e kaluar dhe rejtingun i tij gradualisht rritet që nga muaji gusht i vitit 2019, mësohet nga sondazhi.
Rejtingu i Bajdenit, megjithatë, është ulur prej 29 për qind vjet në gusht, në 24 për qind të tanishme.
Sipas sondazhit, të gjithë pretendentët tjerë kanë rejting njëshifror. Ish-prefekti i Nju-Jorkut, Majkëll Blumberg, ka popullaritet prej pesë për qind, ndërsa pas tij janë senatorja Ejmi Klobuçer dhe Endruj Jang (nga katër për qind), biznesmeni Tom Stejer është me rejting prej dy për qind.(koha.mk)