Jadon Sancho është ndër talentet më të mëdhenj të futbollit evropian dhe pritet që të ketë të njëjtin rendiment si sezonin e kaluar me Borussia Dortmund. Në një intervistë për “SoccerBible” 19-vjeçari u ndal të flasë për largimin e tij nga Manchester City dhe vendimin e vështirë për të ikur nga një trajner si Pep Guardiola.
“Kur u largova nga City kishte shumë njerëz që dyshuan tek unë dhe më tha: ‘Oh, nuk duhet ta kishe lënë Pep Guardiolan’, por thjesht mendova se kjo ishte më e mira për mua”, tha fillimisht Sancho.
Pavarësisht se nuk iu dha hapësira e duhur, sulmuesi anglez është falënderues: “Akoma e duan Guardiolan, akoma i dua të gjithë ata në atë klub, sepse firmon me mua nga Watford dhe më ndihmuan të zhvillohem në këtë që jam sot”. Patjetër që jam falënderues edhe për Dortmund, aty ku unë hodha hapin tjetër dhe jam falënderues për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e rrugëtimin tim”, vijoi më tej Sancho.
“Është çmenduri që kam arritur këto gjëra që 19 vjeç, gjëra që zakonisht arrihen kur je
23 ose 24 vjeç. Për këtë, mendohem dhe them se jam falënderues për këtë që më ndodhi në moshë kaq të re”, përfundoi ai.