Personat brenda dhomës së bordit të Manchester Unitedit duhet të zmbrapsen kur dëgjojnë emrin Alexis Sanchez. Kontributi i lojtarit me pagë 560 mijë funte (612 mijë euro) në javë ka qenë shumë i varfër.
Pasi firmosi një marrëveshje masive në vitin 2018, kur Unitedi bëri një pako financiare për kilianin të cilën kishte refuzuar ta bënte rivali lokal Manchester City, Sanchez ka qenë në hije të vetes, përcjell Koha Ditore shkrimin e Daily Mail.
30-vjeçari tash do të huazohet te Interi për një stinor, por ia vlen të përmenden statistikat që turpërojnë atë.
Sanchez u bë lojtari më i paguar në Premier League kur iu bashkua Manchester Unitedit nga Arsenali, dhe nëse të gjitha segmentet e kontratës bëhen bashkë, atëherë ai i ka kushtuar Unitedit plot 560 mijë funte në javë.
Paga e tij bazë ishte 300 mijë funte (328 mijë euro), po ashtu 100 mijë funte (rreth 110 mijë euro) shtesë ishin nga të drejtat e imazhit dhe 21.370 funte (rreth 24 mijë euro) për agjentin e tij.
Kombinuar me bonuset dhe pagesat e tjera të sigurisë, shifra totale arrinte në 560 mijë funte në javë. Pa bonuse, një prej të cilave ishte për shifër të caktuar të paraqitjeve të cilën Sanchez nuk e ka plotësuar, kostoja totale ishte 505 mijë funte (552 mijë euro) në javë.