Alexis Sanchez raportohet se ka refuzuar një transferim në formë huazimi te Roma, edhe pasi Manchester United pranoi të paguante gjysmën e rrogës së tij. Sipas gazetarit të Tuttomercatoweb, Tancredi Palmeri, Giallorossët kishin hartuar kushtet e marrëveshjes.
Marrëveshja do të ishte vetëm në formë huazimi,(pa mundësi për të blerë, me romakët që paguanin vetëm gjysmën e pagës së tij prej 9.5 milionë euro në sezon.
Sidoqoftë, anësori kilian e hodhi poshtë transferimin, pasi e dëshiron qëndrimin në Old Trafford edhe për sezonin 2019/20.
Lojtari 30-vjeçar u ble nga Arsenali në janar të vitit 2018 për 34 milionë euro, por praktikisht nuk bëri përshtypje në Old Trafford.
Sezonin e kaluar, reprezentuesi i Kilit kontribuoi me vetëm dy gola dhe katër asistime në 27 paraqitje në të gjitha garat.